FOTOLAJM/ Tirana është gati për finalen e Ligës së Konferencës, shikoni dekorin fantastik në rrugët e kryeqytetit

May 20, 2022 | 23:43
SHPËRNDAJE

Bota e futbollit kthen vëmendjen nga Ti rana, aty ku më 25 maj, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e “Conference League”. Gjithçka duket gati, për të pritur këtë event madhështor dhe historik. Përveç masave të marra për sa i përket anës organizative, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga e mërkura, në rrugët e kryeqytetit kanë nisur përgatitjet edhe për sa i përket dekorit.

dekori

Në bulevardin kryesor të Tiranës, që lidh sheshin “Nënë Tereza” me atë “Skënderbej”, është vendosur një dekor fantastik ku krahas logos së Ligës së Konferencës, shkruhet edhe “Tirana Final 2022”.

finalja

Në ditën historike për Shqipërinë, për sa i përket një organizimi Europian në botën e futbolli, pritet të ketë një dyndje tifozësh kryesisht nga Italia dhe Holanda, të cilët do të gjejnë komditetin e duhur, për të shijuar një finale të vërtetë Europiane.

dekori finalja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura