FOTOLAJM/ Tërmeti dëmtoi dy Kalatë, Ministria bën thirrje: Ndalohet rreptësishtë hyrja, ruani jetën tuaj

SHPËRNDAJE

Kalate-termetiTërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter nuk ka lënë pa pasoja dhe monumentet e kulturës. Ministria e Kulturës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin hyrjet në Kalanë e Krujës dhe në atë të Prezës, të cilët u dëmtuan rëndë nga lëkundjet sizmike.

Në një njoftim për mediat thuhet se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Tiranë kërkon nga vizitorët që hyrja në këto kala është rreptësishtë e ndaluar për sigurinë e jetës së tyre.

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj”, thekson Ministria e Kulturës.

kalaja krujes kalaja prezes

kalaja prezes-termeti

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.