FOTOLAJM/ “Të bëhemi si Shqipëria”, plas gallata me deklaratën e ministrit britanik

Apr 24, 2016 | 14:45
SHPËRNDAJE

Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE, është bërë objekt tallje nga kundërshtarët e tij.

13055366-10209081376654510-637861683559187923-n_1461500347-362071Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi “Buckingham Palace”. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Majkëll Gov. “Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura