FOTOLAJM/ Tahiri gjobit deputetin e PS, parkoi makinën mbi trotuar

Feb 2, 2016 | 13:50
SHPËRNDAJE
GJoba ne makinen e deputetit Qefalia
Gjoba ne makinen e deputetit Qefalia

‘Në rrjetën’ e Policise Rrugore kanë rënë sot deputetet e Kuvendit të Shqipërisë që kishin parkuan makinat mbi trotuar, teksa zhvillonin mbledhjen ne Komisionet përkatëse.

Deputeti socialist Piro Lutaj ka postuar në profilin e tij në FB një foto ku duket deputeti i PS-së së Tiranës, Xhemal Qefalia që tregon me dorë gjobën mbi makinën e parkuar në trotuar.

“Deputetet e komisionit te Sigurise, i gjejne makinat me gjoba per parkim te pa rregullt, pas nje mbledhje komisioni me prezencen e Ministrit te Puneve te Brendeshme Saimir Tahiri ! Kjo eshte Policia qe duam !!”- shkruan Lutaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura