FOTOLAJM/ Si duket Tirana në ditën e katërt të “shtetrrethimit”, detaji ndryshe që ra në sy sot

Mar 16, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Pavarësisht apelit të vazhdueshëm nga institucionet qeveritare dhe autoritetet shëndetësore, për të mos dalë nga shtëpia pa arsye, qytetarët e Tiranës, përveç rasteve kur kanë për të blerë ushqime, nuk po binden dhe shëtitjet duket se po i vijojnë normalisht.

Në ditën e katërt të shtetrrethimit, nga e premtja e 13 marsit, kur qeveria ndaloi daljen nga shtëpitë si edhe lëvizjen e makinave private, këto janë pamjet që të ofron kryeqyteti sot.

Fotot e shkrepura nga LSA tregojnë se qytetarët janë më të shumtë në numër se ditën e parë dhe të dytë të izolimit.

Një numër më i madh këmbësorësh dhe automjetesh është vënë re paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, por ajo që shihet, është se shumica i kanë përdorur maskat e dorezat.

tirane maska2 tirane maska3 tirane maska4 tirane maska5 tirane maska6 tirane maska7 tirane maska8 tirane maska9 tirane maska10 tirane maska11 tirane maska12 tirane maska13 tirane maska14 tirane maska15 tirane maska19

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura