FOTOLAJM/ Shenja me tre gishta e serbit në “Elbasan Arena”, irriton turqit, por jo shqiptarët

Oct 9, 2015 | 17:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Simboli i tre gishtave të bërë mbrëmë nga futbollisti serb Tosiç pas shënimit të golit të parë ka kaluar në heshtje në Shqipëri, ndërkohë që në Turqi ka shkaktuar shumë reagime.

Futbollisti Tosiç luan me Beshiktashin dhe kjo ka shërbyer që ti kushtohet vëmendje e madhe në mediat e Stambollit.

Hurriyet shkruan sot se në rrjetet sociale në Turqi ka një reagim të madh të qytetarëve pas shenjës së bërë nga Tosiç që simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjes.

Pas këtij raportimi një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon se nuk ka qenë vetëm futbollisti Tosiç që ka bërë këtë gjest, por pothuajse nga të gjithë lojtarët serb në dhomat e zhveshjes.

serbet5

tosic 2 tosic me 3 gishta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura