FOTOLAJM/ Rinisin fluturimet emergjente në Rinas. Në kullat e vrojtimit vihen re kontrollorë, prani e Policisë në aeroport

Apr 8, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Pas bllokimit një ditor kanë rinsur sot fluturimet emergjente në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Mësohet se ndërkohë po kryhen fluturime nga Tirana në drejtim të Dubait.

Kulla 5

Në këto foto të LSA vihet re prania e disa kontrollorëve të trafikut ajror në kullat e vrojtimit të aeroportit “Nënë Tereza”.  Ndërkaq në aeroport nuk mungojnë as uniformat blu.

Sjellim në vëmendje që sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Kulla 3 Kulla 4 Kulla 5 Kulla 6 kulla 7 kulla 9 kulla 10

kulla kulla 14 kulla 13

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura