FOTOLAJM/ Refuzoi kërkesën e Sali Berishës, Lulzim Basha tregon ‘forcën’, del në publik me drejtuesit e PD-së!

Sep 22, 2021 | 12:12
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ne kafe nenkryetaretPasi deklaroi publikisht se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shqyrtuar vendimin e përjashtimit të Sali Berishës, Lulzim Basha ka dal në publik me drejtuesit e kësaj force politike.

Ai pas deklaratës për mediat është ulur për disa minuta në kafen e SHQUP-t, me nënkryetarët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Alfred Rrushaj! Po bashkë më të isthe dheSekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Lulzim Basha ne kafe nenkryetaret1 (5)

Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume bëri të ditur se Basha dhe kupola drejtuese e PD-së kanë qëndruar disa minuta në kafen jashtë selisë blu, ndërkohë që janë rikthyer sërish brenda ambienteve.

Më herët gjatë deklaratës së tij, Basha tha se beteja e demokratëve është me Edi Ramën.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng  të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje…

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane”, tha Basha.

Lulzim Basha ne kafe nenkryetaret1 (3) Lulzim Basha ne kafe nenkryetaret1 (4) Lulzim Basha ne kafe nenkryetaret1 (2) Lulzim Basha ne kafe nenkryetaret1 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura