FOTOLAJM/ Rama-Meta, konsulta edhe në Kuvend

Oct 8, 2015 | 11:44
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama është fotografuar duke biseduar me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë që kishte nisur seanca e sotme plenare e Kuvendit.

Meta-Rama sot ne Kuvend
Meta-Rama sot ne Kuvend

Kreu i ekzekutivit i është drejtuar vendit të kryeparlamentarit Meta dhe diçka kanë biseduar mes tyre. Vetëm një ditë më parë, Rama zhvilloi takimin e radhës në zyrën e Metës, ndërkohë që ‘zjen’ cështja e ndryshimeve qeveritare.

2

Cështje për të cilën vetë deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i cilësoi sot hamendësime të medias, ndërkohë që deklaroi se ‘nëse Rama si monitorues dhe drejtues i qeverisë do ta shohë të arsyeshme një gjë të tillë, LSI do ta mbështesë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura