FOTOLAJM/ Rama mbron në Kuvend projektin për Portin e Durrësit, deputeti i PD-së “e surprizon” me foton e ministrave te Nusreti në Dubai

Nov 24, 2022 | 13:00
SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debate të forta, lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit.

640-0-1669288963xcapturepng-440

Opozita ka ngritur akuza të forta për korrupsion, duke pretenduar se projekti bëhet për të pasuruar Edi Ramën dhe miqtë e tij.

Në momentin që Rama ishte duke folur në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka nxjerrë një fotografi të ministrave të qeverisë, teksa darkojnë në Dubai te restoranti i Nusretit.

Kujtojmë që restoranti i famshëm i Nusretit është ndër më të shtrenjtit në botë, ku drekat e darkat shkojnë në mijëra euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura