FOTOLAJM/ Rama dhe Vuçiç, më shumë se homologë në Vjenë

Aug 27, 2015 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se janë më shumë se homologë tashmë, teksa në samitin e Vjenës kanë shfaqur sjellje mjaft të ngrohta ndaj njëri-tjetrit.

Rama dhe Vuçiç takohen si shokë
Rama dhe Vuçiç takohen si shokë

Përpos mesazheve që dhanë dy krerët e qeverive respektive, për një Ballkan larg tensioneve etnike dhe pro bashkëpunimeve për një integrim sa më të shpejtë, Rama dhe Vuçiç e treguan edhe me gjuhën e trupit se tensionet janë tejkaluar.

Në një nga këto foto, shfaqen Rama dhe Vuçiçi duke shtrënguar duart, jo formalisht, por sikur të ishin miq të ngushtë.

Dhe në të vërtetë, kryeministri Vuçiç e ka thënë disa herë në samit se Rama është miku i tij. Madje ai gjithnjë kur ka folur për të e ka thirrur në emër, thjesht Edi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama me Vuçiçin.

Vucic-Rama3 Vucic-Rama1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura