FOTOLAJM/ Protesta e tifozëve të Bazelit, qindra prej tyre e ndoqën sfidën me Partizanin në monitorin jashtë stadiumit

Jul 23, 2021 | 18:59
SHPËRNDAJE

Protesta masive nga tifozët e Bazelit jashtë stadiumit “St. Jakob Park”. Brenda në stadium, ishin vetëm 6000 tifozë, ndërsa jashtë tij, ishin me mijëra të tjerë që protestuan kundër qeverisë zvicerane, pasi nuk duan të tregojnë certifikatën e COVID për t’u futur në stadium.

tifoze bazel

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shikohet se si qindra tifozë ndoqën nga jashtë sfidën me Partizanin, duke preferuar monitorin para prezencës në stadium. Kjo protest erdhi pasi vetë klubi njoftoi se do të lejonte në stadium vetë tifozët e vaksinuar, duke e bërë në një farë mënyre vaksinimin e detyruar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura