FOTOLAJM/ Pas Nishanit dhe Idrizit, Meta troket gotën me Berishën

Sep 29, 2015 | 23:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha shfaqen duke trokitur gotat me njëri-tjetrin. 

BERISHA DHE META NE AMBASADEN KINEZE
BERISHA DHE META NE AMBASADEN KINEZE

Një aktivitet i zhvilluar nga ambasada Kineze mbrëmjen e së martës në Tiranë, ka bërë të mundur që dy politikanët të takohen qoftë edhe për pak çaste, larg akuzave dhe debateve që shkëmbejnë ndaj njëri-tjetrit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Takimi i Ilir Metës me Sali Berishën edhe pse jo i planifikuar nga vetë ai, vjen pas një axhende të ngjeshur takimesh që kreu i Kuvendit ka zhvilluar sot.

Më herët, Meta u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas zhvilloi një bisedë edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Aktualisht, Meta ndodhet nën akuzat e opozitës për aferën ‘CEZ’ me qeverinë shqiptare dhe kompaninë DIA.

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e tij me pretendimin se është i përfshirë në aferën që sipas saj DIA ka pasur me CEZ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura