FOTOLAJM/ Pas ikjes së dashurisë, Xhafës dhe Metës i mbetet…

Jul 29, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të reformës në drejtësi, qeveria po organizon një pritje në Pallatin e Brigadave për të festuar këtë arritje, edhe pas konsensusit me opozitën.

xhafa-dhe-meta2 xhafa-dhe-meta

Por kjo e fundit e ka shpërfillur ftesën e Fatmir Xhafajt bërë pak ditë më parë, me shpjegimin që dha Oerd Bylykbashi se nuk është koha për shfaqje pompoze.

Sot Xhafa është parë të takohet me kreun e Kuvendit Ilir Meta në hyrje të Pallatit të Brigadave. Madje mes tyre ka pasur edhe një përqafim.

Por sa i sinqertë është kjo “shfaqje”, e fiksuar edhe në aparatin fotografik të gazetarëve, nuk dihet.

Pak ditë më parë, Meta ngriti tonet kur iu drejtua Xhafës në mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. (lexo këtu)

Ndërsa ky i fundit i kërkoi të ulte zërin sepse teksa dashuria mes tyre kishte ikur, të paktën të mbetej qetësia.

Në pritjen e organizuar, ndodhet edhe Gianni Buquicchio, presidenti i Komisionit të Venecias.

DEBATI MES TYRE NE KOMISION:

Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?

Xhafaj: E para njëherë ule zërin

Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla

Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia. e para unë nuk marr urdhra, qe keni thene te mbledh komisionin, por degjoj me respekt kedo qe rri ne karrigen e kryetarit te Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura