FOTOLAJM/ Partizani provokon Skënderbeun, e quan… Hamza!

Apr 19, 2018 | 23:50
SHPËRNDAJE

Partizani-Skënderbeu është kryendeshja e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet ditën e hënë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Partizani-Skenderbeu-470x313

Edhe pse diferenca e pikëve është e konsiderueshme, rivaliteti mes këtyre dy skuadrave prej vitesh e ndez atmosferen dhe e bën sfidën tepër të luftuar, si një finale të vërtetë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka provokuar skuadrën korçare duke zëvendësuar emrin Skënderbeu, me atë Hamzai (referuar nipit të heroit kombëtar, që tradhëtoi luftën dhe kombin, për ambicie personale). “Partizani-Hamzai, të hënën më 23 prill, ora 19:00. Asnjë të mos mungojë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura