FOTOLAJM/ Obama nderon viktimat e ‘Bataclan’, lule përkrahë Hollande

Nov 30, 2015 | 8:27
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar viktimat e masakrës së Bataclan, ku humbën jetën 90 persona nga sulmet terroriste që ndodhën në Francë.

12305553_1198093536871369_1412886945_n

Me një lule të vetme në dorë, Obama është fotografuar përkrah presidentit francez Hollande dhe Kryetaren e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo.

_86947432_030364719

Presidenti Obama ka vizituar skenën e sulmit të teatrit Bataclan në Paris, pas mbërritjes në qytet për samitin e ndryshimeve klimatike të OKB-së. Më herët atje protestuesit u përleshën me policinë dhe rreth 200 persona u ndaluan.

Pas vendosjes së lules së tij, Obama qëndroi në heshtje me kokën përkulur dhe duart e mbledhura. Ai pastaj u largua me Hollande dhe Hidalgo.

_86947436_030364717

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura