Tashmë ka filluar fushata në mbështetje të presidentit aktual të FSHF-së për garën e kreut të ri të këtij institucioni.
I pari që iu bashkua mbështetjes publike ndaj Dukës ishte kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, por menjëherë pas tij pritet ta bëjnë edhe shumë figura të tjera të lidhura me futbollin në Shqipëri.
Personazhi i radhës është trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili ka mbështetur edhe ai në mënyrë publike kandidaturën e Armand Dukës, përmes një ripostimi të deklaratës së këtij të fundit ku zyrtarizonte rikandidimin, në rrjetin social “Facebook”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al