FOTOLAJM/ Nënë e bijë me pranga në duar, momentet e arrestimit në Rinas

Apr 28, 2016 | 14:51
SHPËRNDAJE

Lule Makashi, 51-vjeçare dhe vajza e saj, Adelia Makashi u fotografuan me pranga në duar në Rinas, teksa u arrestuan nga policia, vetëm dy ditë pasi u shpallën në kërkim për mashtrim te dhjetëra personave për viza pune dhe studimi në Kanada, Australi dhe Angli.

Nene e bije gJate arrestimit ne Rinas
Nene e bije gJate arrestimit ne Rinas

“Tv Klan” ka publikuar foton e arrestimit te tyre, ku ato duken njëra pas tjetrës me pranga në duar.

Arrestimi i tyre është bërë mes bashkëpunimit te dy policive asaj shqiptare dhe kanadeze. Të dyja ato kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmë rreth orës 23: 50 minuta ku janë zhvendosur rreth orës 00:40 minuta në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ato së bashku me Klevis Rreshken, tashme u kanë premtuar punësim e dokumente drejt Kanadasë, Australise dhe Anglisë dhjetëra qytetarëve, por i kanë zhvatur paratë dhe i kanë mashtruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura