Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, “këpucët e kuqe” dhe karafilat pushtojnë bulevardin e Durrësit!-FOTO

Mar 8, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, bulevardi kryesor i Durrësit u mbush me këpucë të kuqe të formave dhe llojeve nga më të ndryshmet, si një simbolikë për gjakun e derdhur të femrave.

kepucet e kuqe durres (4)

Tek disa prej tyre janë vendosur edhe disa karafila të kuq, të cilët kanë edhe një fjongo të bardhë të lidhur tek to.

kepucet e kuqe durres (9)

“Këpucët e kuqe” është fushatë sensibilizimi kundër dhunës së grave në familje dhe në shoqëri. Kjo fushatë e ka fillesën në vitin 2009 dhe shumë qytete të mëdha në botë kanë mbushur sheshet me qindra këpucë të kuqe ose të lyera me të kuqe, si një simbolikë për femrat e dhunuara.

kepucet e kuqe durres (10)

Kjo është një nismë e ndërmarrë nga “Teatri Aleksandër Moisiu” që synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat e grave në Shqipëri.

kepucet e kuqe durres (5)

Dhuna, vrasjet dhe abuzimet seksuale vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqërinë shqiptare, ku femra ndihet gjithnjë e më pak e sigurt.

kepucet e kuqe durres (7)

Një ndër rastet makabër që ndodhën në janar të këtij viti ishte ai i Përparim Ademit që vrau dy motrat me të cilat kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

kepucet e kuqe durres (1)

Në shoqërinë shqiptare kemi të bëjmë me një dhunë sistematike dhe të përhapur ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Të gjitha studimet tregojnë se femra shqiptare përballet me nivele të larta dhune fizike dhe psikologjike brenda dhe jashtë familjes. Vrasja është thjesht shembulli më ekstrem, por jo i vetëm, i kësaj dhune.

kepucet e kuqe durres (2) kepucet e kuqe durres (3) kepucet e kuqe durres (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura