FOTOLAJM/ Milsami mbërrin në Elbasan: Kushte të shkëlqyera. Mund ta kthejmë rezultatin

Aug 4, 2015 | 18:56
SHPËRNDAJE

Skuadra moldave e Milsamit ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, për ndeshjen e nesërme të kthimit në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut, e vlefshme për turin e tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e Milsamit
Lojtarët e Milsamit

Vetë klubi i Milsamit është shprehur i kënaqur me kushtet në Shqipëri – hotelin, fushën dhe mikpritjen. Për këtë arsye, në faqen zyrtare, klubi moldav shkruan se atmosfera është e mirë, duke shpresuar për një kthim të rezultatit ditën e nesërme në orën 20:45.

Edhe lojtarët kanë postuar një selfie nga avioni që po i çonte drejt Tiranës. Skënderbeu fitoi në ndeshjen e parë 2-0 duke arritur një fitore historike dhe duke vënë njërën këmbë në fazën e grupeve të Europa League.

Megjithatë, korçarët do të tentojnë Champions-in, nëse kalojnë Milsamin dhe klubin tjetër në fazën e play-offit.

elbasani
hoteli1

milsami2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura