Fotolajm/ Ky është emigranti i kthyer nga Anglia që u vra para shtëpisë

Feb 11, 2016 | 10:16
SHPËRNDAJE

Ky në foto është Xhevahir Brasha, 42 vjeçari i gjetur mbrëmjen e djeshme i qëlluar me armë zjarri në Mbikalimin e Fllakës në Durrës, pranë shtëpisë nga persona të paidentifikuar që i kishin bërë pritë.

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka
Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka

Familjarët e gjetën buzë një kanali pa shenja jetë dhe e dërguan menjëherë në Spitalin e Durrësit, por pa mundur të mbijetojë.

Madje, ai ati i tij ra pa ndjenja dhe u shtrua në Spitalin e Durrësit.

Familjarët tregojnë se, 42-vjeçari sapo ishte kthyer nga Londra. Babai i tre fëmijëve rezulton se ka lindur në Has të Kukësit dhe është banues në Xhavzotaj të Durrësit.

Në momenti që e transportuan për në spital, familjarët kanë dhënë emrin Agim Caka, ndërkohë që policia e njeh me emrin Xhevahir Brasha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura