21 raste të reja me koronavirus u regjistruan sot në vend, ku 13 prej të infektuarve ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT.
Pas shtimit të rasteve, duket se QSUT ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ku siç duket nga foto e marra nga LSA, pacientët qëndrojnë në radhë, të pajisur me maska.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se të 13 personat e e infektuar në QSUT ishin raste kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al