FOTOLAJM/ Hajduti në autobusin e Tiranës së Re i ikën policisë, por zhgënjehet nga lekët që vodhi

Feb 2, 2016 | 15:20
SHPËRNDAJE

Avaze të vjetra në autobusët e transportit urban të kryeqytetit. Alarmi dhënë mes pasagjerëve për një hajdut brenda autobusit, që bëri vjedhjen e radhës, detyroi shoferin të mbyllë dyert, duke lënë në pritje udhëtarët.

Ka ndodhur në autobusin e Tiranës së Re, në afërsi të stacionit pranë shkollës “Harry Fultz”.

Në fotot që publikon “Panorama” duken pasagjerë që presin të hipin në stacion, e të tjerë që duan të dalin, por e kanë të pamundur deri sa të zgjidhet situata, të vijë policia e të mbërthejë hajdutin.

Por burime nga Policia bëjnë të ditur se pas “krehjes” së gjithë autobusit, doli se hajduti ishte larguar.

Lajmi i mirë është se gruas i ishin vjedhur vetëm 200 lekë (të reja).

autobus3autobus2autobus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura