FOTOLAJM/ Gjermanët nuk e largojnë dot Angela Merkel. Një fabrikë në Bavari prodhon…

Sep 14, 2021 | 23:35
SHPËRNDAJE

merkel embelsiraPas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel do të heqë dorë nga drejtimi i vendit, por gjurmët që ajo ka lanë janë të mëdha.

Një prodhues ëmbëlsirash ka vendosur që të prodhojë marzipan (ëmbëlsirë me mjaltë dhe miell) me fytyrën e kancelares.

“Është një suvenir për të gjithë fansat e Angela Merkel dhe shpresojmë që ajo të jetë në çdo familje dhe shtëpi”, u shpreh Thomas Zuber, menaxheri i dyqanit të ëmbëlsirave.

“Ne i kemi bërë ato që të rrinë për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vjet të tjerë,” shtoi menaxheri duke qeshur.

“Zonja Merkel është një prodhim special për ne. Ne do të prodhojmë rreth 500 copë”, tha Zuber. Kompania projektoi një kallëp të punuar me dorë, e cila më pas mbushet me marzipan.

merke embelsira

merkel embelsira2 merkel embelsira 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura