FOTOLAJM/ “Fuqia s’bën gjërat e duhura, thjesht shkruan historinë”, Ibrahimoviç elozhe Berluskonit

Aug 9, 2021 | 18:25
SHPËRNDAJE

Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviçit në fushë është çështje orësh, teksa thuhet se të mërkurën ai do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje pasi e sotmja dhe e nesërmja do të jenë pushim për kuqezinjtë.

ibra berluskoni

39-vjeçari nuk udhëtoi dje me skuadrën drejt Madridit dhe duket se ka gjetur kohë për të takuar presidentin i cili e solli për herë të parë në klubin e Milanit.

Po flasim për Silvio Berluskonin. Suedezi, në fakt, postoi një fotografi në “Twitter” në shoqërinë e presidentit aktual të Monzës, duke shkruar: “Fuqia s’bën gjërat e duhura. Thjesht shkruan historinë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura