FOTOLAJM/ Eduard Selami shtrëngon duart me Ramën pas protestës së PD

Dec 9, 2015 | 8:44
SHPËRNDAJE

Deputeti kontrovers i PD-së, Eduard Selami, i cili ishte sot në protestën opozitare, është shfaqur pak orë pas përfundimit të saj duke shtrënguar duart me Kryeministrin Rama.

selami-1024x710Selami, ashtu sikurse Rama me të shoqen, morën pjesë në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Rama dhe Selami janë fotografuar në një moment mjaft miqësor mes tyre, në një kohë kur deputeti i PD-së i ka shtuar kritikat ndaj lidershipit të partisë që përfaqëson.

Jo më larg se dy javë më parë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Selami kritikoi ashpër PD-në dhe lidershipin e saj se nuk po ngjallin shpresë.

Menjëherë pas kësaj, ai u sulmua nga shumë eksponentë të djathtë, të cilët e kanë cilësuar si deputetin e “Zërit të Amerikës”, pasi më shpesh, sipas tyre, flet atje sesa në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura