FOTOLAJM/ Edhe pse doli dielli, një lagje e Vlorës nën pushtetin e ujit. Izolohet pallati

Oct 13, 2015 | 14:26
SHPËRNDAJE

Lagja Çole ne Vlorë
Lagja Çole ne Vlorë

Vlora dhe Fieri ishin qytetet që u goditën më rëndë nga shirat e dendur për 24 orët e disa ditëve më parë, të cilat shkaktuan përmbytje dhe dëme të mëdha në banesat e familjeve të përmbytura madje bilanci i tyre regjistroi edhe një viktimë në Orikum.

Por sot, kur dielli ka ndriçuar Vlorën, dhe shi është larguar, në një nga lagjet e qytetit, konkretisht në lagjen Çole, pasojat ndihen ende.

Shikoni në këtë foto të publikuar në rrjetet sociale, se si uji ka përmbytur rrugën para këtij pallati, duke paralizuar jetën e banorëve të tij. A dalin ata njerëz? A shkojnë në punë çdo mëngjes, apo në shkollë?

Fotoja është shkrepur nga gazetari Enrik Mehmeti dhe është publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura