FOTOLAJM/ Deputeti i PD me Toyota Yaris dhe çanta me euro në Parlament

Jun 28, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka habitur sot të gjithë teksa është drejtuar me dy çanta me euro në Parlament.

Nuk bëhet fjalë për euro të vërteta, por çanta të stampuara me kartmonedhën europiane, për të ironizuar përfshirjen aksionin e pak ditëve më parë të policisë për kapjen e dy makinave Toyota me 3.4 milionë euro.

salianji euro 1

Salianji ka ardhur me nje makine Toyota Yaris ne Kuvend, prej nga ka nxjerre cantat me euro.

“Milionat e Droges dhe korrupsionit dhe Yaris e kane bllokuar rrugen europiane te Shqiperise”, tha Salianji teksa po hynte ne Kuvend i shoqeruar nga deputetja e Durresit (zona ku u kapen Toyota-t), Fatbardha Kadiu.

Partia Demokratike ka akuzuar deputetin socialist, Taulant Balla si të përfshirë në futjen e eurove në Shqipërisë, ndërsa ky i fundit ka kallëzuar liderin e opozitës, Lulzim Basha.

salianji euro 3

salianji toyota 2

salianji toyota yaris

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura