FOTOLAJM/ “Bluzat e bardha” në radhë për vaksinën anti-Covid/ Kush janë mjekët që morën sot dozën e Pfizer në “Air Albania”

Jan 25, 2021 | 11:28
SHPËRNDAJE

 

Po vazhdon edhe sot vaksinimi i mjekëve me vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.

Këtë të hënë ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve kanë marrë vaksinën anti-covid.

vaksina 3

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar fotot të “bluzave të bardha” teksa marrin vaksinën, ndërsa në një postim në rrjetet sociale shkruan:  “Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve, në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm, janë sot më të mbrojtur pas kryerjes së vaksinës anti Covidnë Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”.

Vaksina 1 vaksina 2 vaksina 4 vaksina 5 vaksina 6 vaksina 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura