FOTOLAJM/ Blushi ka mbështjen e katër deputetëve në grupin e PS?

Feb 11, 2016 | 14:43
SHPËRNDAJE

Ben Blushi nuk është i vetëm në betejën e nisur për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste përmes një gare me Edi Ramën me parimin ‘një anëtar një votë’.

ben blushi

Në seancën e sotme parlamentare, Blushi është fotografuar nga gazetari i gazetës Panorama, Fatjon Binjaku, teksa diskuton me katër deputetë socialistë.

Dy prej tyre, tashmë të njohur publikisht, janë Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, të cilat përmes një letre publike i kanë kërkuar kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që të zhvillojë zgjedhje në parti.

Por interesant është fakti se përveç dy deputeteve, në bisedën e Blushit ishin edhe Musa Ulqini dhe Alfred Peza.

Fotografia është fiksuar në momentin që ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri po fliste për draftin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura