FOTOLAJM/ Ben Blushi bën Ramën për cigare?

Feb 2, 2016 | 13:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nuk është parë ndonjëherë në publik të pijë cigare dhe nuk njihet për duhanpirës, por sot duket se debati që ka nisur lidhur me pikëpyetjet që kanë vetë anëtarë të PS lidhur me rikonfirmimin e mandatit të tij si kryetar partie, e ka bërë që të ndezë duhan.

rama-foto-e-pare

Ai është fotografuar sot në shoqërinë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa deputetëve të tjerë, në një lokal pranë Drejtorisë së Policisë duke konsumuar kafe.

Fotot e sjella nga “Ora news” tregojnë Ramën në shoqërinë e deputetëve të tjerë socialistë. “Ora News” raporton se Rama qëndroi 15 minuta në lokal.

Kjo kafe përfshirë edhe me deputetin e Shkodrës, Paulin Sterkaj, vjen pak orë pasi deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi deklaroi publikisht se mbështeste kërkesën e Ben Blushit që Rama të lejojë garën për kreun e PS.

rama cigare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura