FOTO/ “Urime zemër, je një ku*vë”, Kejsi reagon ashpër dhe flet për herë të parë për tradhtinë. Kush është femra që i mori Stresin?

SHPËRNDAJE

Marrëdhënia e tyre dhe jeta private është mjaft e komentuar në media kohët e fundit. U përfol gjithashtu për ndarjen e Kejsit dhe Stresit por pak kohë më parë reperi deklaroi se mund të kishte një rikthim të mundshëm dhe se nuk ishin ndarë përfundimisht. Me këtë u la të kuptohej që dasma e çiftit do të bëhej në një të ardhme të afërt.

Por videoja që qarkulloi pak ditë më parë ku Stresi shihej nën shoqërinë e një vajze tjetër, duket se e ka prekur shumë Kejsin. Ajo madje ka bërë një deklaratë në ‘Instastory’, duke u shprehur në një farë mënyre që është e zhgënjyer dhe e lodhur me këtë histori.

Në këtë postim, që është i pari ku ajo deklaron publikisht tradhtinë me të cilën është përballur, Kejsi duket që i drejtohet një femre që i ka marrë bashkëshortin dhe i thotë: Urime zemër, je një ku*vë”.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh koshin para thesarit” do më ndodhte mua.

Por jeta të përball me atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i lë gjërat pas krahëve pa bërë shumë zhurmë, prap ato më dalin përpara, kështu që tani do të flas unë publikisht.

Kjo është për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me meshkuj të martuar, zemër urime ti je një ku*ve.

Por ajo ç’ka dua t’ju them është që të paktën bëjeni mirë punën tuaj dhe mbajeni atë person të interesuar ndaj jush për pak më gjatë. Të paktën prisni të firmosim”, shkruan Keisi.

Kështu Kejsi ka lajmëruar se hapi i rradhës mbeti vetëm firmosja e dokumentave të divorcit…

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.