Fotoja që tronditi botën, babai: Më vdiqën dy djemtë dhe gruaja

Sep 3, 2015 | 13:38
SHPËRNDAJE

“Më vdiqën dy djemtë dhe gruaja”. Këto kanë qenë të vetmet fjalë që mësohet të ketë thënë Abdullah Kurdi, babai i Aylan, 3-vjeçarit, që u gjet i mbytur buzë detit, fotoja e të cilit tronditi botën mbarë dhe bëri të qajë e rebelohet gjithkënd që e pa. 

 Aylan dhe vellai Galip
Aylan dhe vellai Galip
Abdullah humbi gruan Rehan dhe dy djemte e tij, 3-vjecarin Aylan dhe 5 vjeçarin Galip në betejën për mbijetesë, teksa me një barkë mori arratinë nga Siria, drejt Greqisë.

alan2Mediat e huaja raportojnë se familjarët kanë folur për herë të parë. Halla e djemve ka treguar mes lotësh se gjëmën e mor vesh nga lajmet, ndërkohë që thotë se kishte dijeni se ata po i arratiseshin tmerrit në Siri, duke tentuar Evropen si mundësi për mbijetesë. 

Trupi i pajete i  Aylan, gjetur buze detit
Trupi i pajete i Aylan, gjetur buze detit

alan3

Në korrik, ata tentuan të emigrojnë për në Kanada ku jeton halla e tyre. Halla tregon se  aplikimi për vizë u refuzua nga autoritetet kanadeze.

Aylan dhe Galip, nuk mbanin të veshur jeleke shpëtimi, si ata që zakonisht mbahen kur bën lundrim me varke apo anije. Shansi nuk ishte me ta, kur anija u përmbys në mes të natës, rreth 30 minuta pasi u nisën nga Bodrum në Turqi.

babaiPavarësisht se deti ishte i qetë, dy të vegjlit Galip dhe Aylan u mbytën. Nuk ishin të vetmit. 

Trupat e tyre të pajetë u gjetën në breg. Fotot e te voglit, me një bluzë të kuqe, pantallona të shkurtra blu, me faqen mbështetur në rërë e valët që i përplaseshin bënë xhiron e botës, e u shndërruan në jehonë alarmi.

I tronditur nga humbja e rëndë, babai i dy vogëlushëve, tashmë nuk ka më asnjë dëshirë për të nisur një jetë të re në Europë, prandaj thotë se do të rikthehet në Kobani për të varrosur familjen dhe ka një dëshirë. Të varroset bashke me ta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura