Fotoja me dy konkurrentet e “Përputhen” jashtë programit bëri xhiron e rrjetit, Andi Artani sqaron si qëndron e vërteta

Jan 19, 2021 | 11:53
SHPËRNDAJE

Para disa ditësh në rrjet qarkulluan disa foto, të cilat tregonin se Tea Trifoni, Ana Lleshi dhe Melisa Lleshi njihen me Andi Artanin para se ky i fundit të bëhej pjesë e “Përputhen”.

tea trifoni, melisa lleshi, ana lleshi, ardit cuni, andi artani (3)

Konkurrentët ishin të ftuar në festën e ditëlindjes së këngëtarit, Ardit Çuni, ku duket se janë kënaqur shumë pasi postimet në rrjete sociale nga festa kanë qenë të shumta.

tea trifoni, melisa lleshi, ana lleshi, ardit cuni, andi artani (6)

Ditën e djeshme, Andi u pyet rreth këtyre fotove për të dhënë një sqarim, sepse sipas Bora Zemanit, as produksioni nuk kishte qenë në dijeni të kësaj kur ai ishte prezantuar në audicione.

tea trifoni, melisa lleshi, ana lleshi, ardit cuni, andi artani (8)

Konkurrenti tha se nuk e ka parë të arsyeshme të flasë për diçka të tillë, sepse në kohën kur është organizuar festa e ditëlindjes, ai nuk e kishte menduar se do të merrte pjesë në këtë program.

tea trifoni, melisa lleshi, ana lleshi, ardit cuni, andi artani (4)

Sipas tij, mes tij dhe vajzave kishte pasur vetëm një përshëndetje dhe asgjë më shumë.

tea trifoni, melisa lleshi, ana lleshi, ardit cuni, andi artani (5)

Kanë qenë Melisa, Tea dhe Ana e parë. Ka qenë vetëm një përshëndetje shkurt dhe as që e kam pasur idenë që do vija në emision. Kemi pasur vetëm një përshëndetje shumë shkurt”, u shpreh 24-vjeçari nga Peja.

tea trifoni 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura