Fotoja e tyre u bë virale në rrjet, Kim Kardashian zbulon për herë të parë se çfarë i tha Kendall Jenner në “Met Gala 2021”

Sep 17, 2021 | 20:55
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian ka zbuluar se çfarë u diskutua mes saj dhe të motrës, Kendall Jenner, në foton e shkrepur gjatë mbrëmjes në “Met Gala 2021”, e cila u bë virale.

kim kardashian (4)

Në fotografi, 40-vjeçarja Kim qëndron me krahët e hapura drejt Kendall, e cila duket sikur nuk e njeh të motrën për shkak të veshjes së saj, shkruan “Daily Mail”.

Shumë fansa e kthyen këtë imazh në meme, krah së cilës shkruanin se Kim nuk ishte në gjendje të shihte Kendall, për shkak se fytyra e saj ishte e mbuluar plotësisht nga një maskë e zezë.

kim kardashian (7)

Vetë Kim ka konfirmuar se kjo është e vërtetë. Ajo tha se Kendall po e thërriste në emër, por nuk ishte në gjendje të shihte se kush po e thërriste për shkak të maskës së zezë.

Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë modelin e fustanit të saj me shkëlqim”,- tha Kim.

kim kardashian (6)

Ndërkohë, Kendall dukej mahnitëse me një fustan gjysmë të tejdukshëm, të frymëzuar nga Audrey Hepburn në My Fair Lady. Pas takimit të tyre në tapetin e kuq, interneti u përmbyt me meme, pasi u duk sikur Kendall nuk e njihte motrën e saj.

Veshja e Kim u frymëzua nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West. Ylli i realitetit mbuloi plotësisht fytyrën e saj me një maskë të “Balenciaga”. Pavarësisht kësaj, Kim nuk hoqi dorë nga grimi, i cili si gjithmonë u realizua nga make up artisti i saj, Mario Dedivanovic.

kim kardashian (5) kim kardashian (1) kim kardashian (2) kim kardashian (4) kim kardashian (3) kim kardashian (5) kim kardashian (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura