Shikon veten në një reklamë për ilaçe dobësimi, vajza shokohet kur zbulon mashtrimin

May 21, 2015 | 12:19
SHPËRNDAJE

Një vajzë 140 kilogramë është ndjerë e fyer teksa ka parë që fotoja e saj është përdorur në një reklamë për ilaçe dobësimi.

Kirsty Kennedy, 30 vjeçe ka zbuluar se fotoja e saj është vënë paralel me një vajze tjetër, për të treguar se si është dobësuar nga përdorimi i këtyre ilaçeve.

Ajo është shokuar kur ka parë në siten Women Health krahasimin mes dy vajzave të ndryshme, duke bërë që ata që e shohin të bësojnë këtë shndërrim në peshë.

“Ata më kishin bërë një vit më të vjetër, të divorcuar dhe që tani isha numri 6 i veshjeve. Pse dikush do e bënte këtë? Më vjen keq që dikush do e besonte këtë reklamë dhe do merrte këto ilaçe dobësimi. Ky është një mashtrim i ulët”- ka thënë Kirsty për ‘Metro’.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura