FOTO/ Humbi jetën në aksident, kush është 37 vjeçari që punonte pranë repartit të helikopterëve. Vëlla i deputetes socialiste

Oct 20, 2019 | 9:24
SHPËRNDAJE

Elton Muçolli që humbi jetën në aksident natën e shkuar punonte si pilot pranë repartit të Farkës. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

alton

42 vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike pas përplasjes së makinës së tij me një kamion i shoqëruar me shpërthim zjarri, pasi mjeti i vogël punonte me gaz.  Elton Muçolli është vëllai i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti. Ata kanë humbur rreth një vit më parë edhe motrën e madhe.

elton

“Mbrëmjen e djeshme brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me drejtim lëvizje Tiranë- Elbasan, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M”, sqaron policia e Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura