Fotografia e parë e terroristit John. Në shkollë ishte më i interesuar për futbollin sesa Islamin (FOTO)

Feb 27, 2015 | 11:37
SHPËRNDAJE

Është publikuar fotografia e parë e xhihadistit John, identiteti i të cilit u bë dje publik. Në imazhin e publikuar eksluzivisht në “MailOnline” shihet Mohammed Emwazi, duke i buzëqeshur aparatit fotografik, me miqtë e tij të shkollës. Pamja e tij në këtë imazh nuk ka asgjë që mund të të lidhë me xhihadistin e pamëshirshmë John të ditëve të sotme, që ka terrorizuar mbarë opinionin publik me ekzekutimin e disa pengjeve nën ideologjinë e ISIS-it.

Fotografia e parë e xhihadistit John

Imazhi është marrë kur terroristi ishte vetëm 6 vjeç dhe jetonte në Britani të Madhe. Emwazi, i lindur në Kuvajt, në imazhet e fëmirisë shfaqet duke përqafuar jetën britanike, duke luajtur futboll në rrugët e Londrës dhe mbështetur Manchester United-in.

Fqinjët e kujtojnë natë si një djalë të sjellshëm. Në shkollën “Church of England” ai mbahet mend si djalë i heshtur, por i zellshëm. Ai ishte i vetmi nxënës mysliman në klasën e tij.

Ish-shokët e tij të klasës kanë deklaruar se janë shokuar kur kanë mësuar se terroristi ishte pikërisht Mohammed-i. Sipas tyre Emwazi kishte si ngjyrën e tij të preferuar blunë, kafshën e tij të preferuar majmunin dhe patatet e skuqura ishin ushqimi i tij i preferuar. Terroristi John kishte si lojë të preferuar kompjuterike “Time to Kill” dhe si libër të preferuar “How To Kill A Monster”.

Ndër të tjera ish-shokët e tij kanë rrëfyer se Emwazi ishte i rezervuar dhe se kishte më tepër interes për futbollin sesa Islamin.

Emwazi ishte në një listë terrorizmi, por arriti të largohej në Siri në vitin 2012.

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura