Fotografi i ‘Panorama Group’ Vlasov Sulaj fiton dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike

Sep 25, 2022 | 12:42
SHPËRNDAJE

Fotografi i Revistes Psikologjia dhe Gazetës Panorama, Vlasov Sulaj ka fituar dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike, “FOKUS AWARD 2022”.

Vlasov Sulaj fitoi në edicionin e 13- të të festivalit me temë: “Tjetri”! Ai ka marrë çmimin e parë në kategorinë e lajmeve dhe çmimin e tretë në kategorinë e dasmave.

“Faleminderit për organizatorët, gëzohem shumë që Fokusi është aty ku meritonte, i nderuar që marr çmimin nga një ikonë. Shumë i gëzuar se jam fierak dhe e marr në qytetin tim”, u shpreh Sulaj.

Vlasov Sulaj

Festivali “FOKUS AWARD”
“FOKUS AWARD”  është një festival i rëndësishëm i fotografisë artistike shqiptare dhe arrin në edicionin e 13-të të tij me shumë risi dhe evente, në Fier e në Tiranë. Çelja e Festivalit zyrtarisht kurorëzon konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota, por në të njëjtën kohë hap siparin edhe të ekspozitave paralele dhe takimeve apo konferencave me fotografë ndër më të mirët në botë.

Sipas organizatorëve “Fokus Award, ndër vite ka qenë vazhdimisht vitrinë dhe shprehi e forcës, kompleksitetit dhe brishtësisë së fotografisë shqiptare, me një komunitet të gjërë artistësh rreth tij por akoma më shumë, me një fluks të qartë mendimesh, idesh dhe debatesh rreth ndjeshmërisë artistike dhe njerëzores së momentit.

E pikërisht momenti është për të shtuar forcat për ndërkombëtarizimin e fotografisë shqiptare po aq sa për marrjen e eksperiencës më të mirë botërore nëpërmjet shkëmbimit artistik që festivali mundëson, këtë vit akoma më shumë se çdo vit tjetër. E më tej, të rrisim e forcojmë atë komunitet i cili tashmë rreth Fokus Award, çdo vit mblidhet në një tribut ndaj artit të bukur të fotografisë. Konkursit të përvitshëm tematik të fotografisë artistike, në këtë edicion ju shtuan edhe konkurset për gjashtë kategori të tjera te cilat do të ekspozohen krahas temës kryesore dhe që janë: Fashion & Lifestyle; Nature; Portrait; Press & News; Wedding; Street Photography.

Pjesëmarrja shumë e lartë e fotografëve nga rajoni dhe bota tregon edhe një herë se interesi rreth Festivalit është përherë në rritje, nga 420 aplikime për të gjitha kategoritë, në ekspozitat pranë Galerisë së Artit “Vilson Kilica”, “Galeria Kalo”, “Teatri Bylis” apo ekspozita në natyrë pranë sitit arkeologjik Apolonia do të ekspozohen punë nga 146 fotografë nga e gjithë bota si edhe ekspozita persona e fotografit Francesco Cito, ekspozita “Masters of Italian Photography” me 26 autorë italianë, etj”.

vlasov sulaj cmimet

fokus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura