FOTO+EMRI/ Ky është zyrtari i policisë që ndaloi Vuçiçin të shkelte në Drenicë

Sep 10, 2018 | 9:14
SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, dje sërish mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt. Por aty Vuçic nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës, shkruan Express.

E lajmin se duhet të kthehet prapësht, Vucicit ia dha një epror i policisë së Kosovës. Ka qenë zyrtari i policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentitn serb.

Pavarësisht debatit që Vuçic pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Fotografia e eprorit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu më qindra herë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura