FOTO+EMRAT/ Zbulohet ferma e kanabisit me vlerë 1 mln paund, në pranga dy shqiptarë, gjatë kontrollit policia gjeti…

Sep 15, 2021 | 21:07
SHPËRNDAJE

Autoritetet britanike kanë zbuluar një fermë kanabisi, me vlerë gati 1 milionë paund, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë.

ferma e kanabisit

Mediat britanike raportojnë se të arrestuarit janë  Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, ndërsa operacioni u zhvillua në ‘Coronation Street’ në Blackpool të hënën në mbrëmje.

Dy shqiptarët u arrestuan brenda fermës nën dyshimin për prodhimin e kanabisit si dhe shkelje të emigracionit.

Policia gjithashtu zbuloi, gjatë inspektimit të pronës, se energjia elektrike ishte e vjedhur.

Në total u sekuestruan rreth 950 kanabis sative me një vlerë  rreth 950,000 paund.

Në fotot duket se dy shqiptarët kishin krijuar të gjitha kushtet optimale për rritjen sa më mirë të lëndës narkotike.

cannabis4 cannabis cannabis3 cannabis6 cannabis2 cannabis7 cammabis8

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/