FOTO/ Zogu i rrallë kapet në Vlorë dhe disa detaje për të

Oct 7, 2019 | 23:15
SHPËRNDAJE

Cërla e vogël (Emberiza pusilla) është specie më e re që i shtohet listës së shpendëve të Shqipërisë.

Ky vrojtim i jashtëzakonshëm u raportua sot, (7 tetor 2019), në kampin e unazimit të Orikumit ku që prej ditës së djeshme, një ekip i përbashkët i AOS dhe kolegëve unazues hungarezë nga MME (BirdLife Hungari) filluan unazimet e para për 2019.

Ajo ç’ka e bën më të papritur praninë e Cërlës së vogël është se zona e saj e shpërndarjes shtrihet në Evropën verilindore dhe në Azinë e veriut, në Estoni, Bjellorusi, Rusi, Siberi deri në detin e Beringut në veri të Oqeanit Paqësor. Madje pika më e afërt e shpërndarjes me Shqipërinë është rreth 1800 km larg.

Cërla e vogël është vërtet e vogël, vetëm 12-14 cm në gjatësi. Folezon kryesisht në zonën e taigës dhe shtegton në stinët e tjera për të dimëruar në zonat subtropikale të Indisë së veriut, Kinës së jugut dhe pjesët veriore të Azisë juglindorë.

Vrojtimet në Evropë janë tejet të rralla ndaj dhe prania e saj në Shqipëri duhet të interpretohet vetëm si lëvizje endacake dhe jo e lidhur me moratoriumin.

72475570_1488115824675939_8371594672467869696_n 71406202_1488115961342592_5686909344151502848_n 71696582_1488115768009278_5938604396316196864_n 72470357_1488115714675950_2134505704235466752_n 72422799_1488115868009268_4336144088064589824_n 71843501_1488115848009270_7037478401837367296_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura