FOTO/ Zbulohet i dashuri i Joleza Kokës, personazh i njohur politik

May 28, 2016 | 13:14
SHPËRNDAJE

joleza-1-620x330
Joleza Koka, kryetarja e FRESSH-it, e mori vëmendjen e medias më shumë se sa për punën dhe kontributet e saj në politikë, për episode dhe ndodhi personale. E bërë shpesh objekt ngacimim dhe humori nëpër rrjetet sociale, Joleza ka treguar se është sportive dhe në përgjithësi i merr mirë edhe kritikat e shakatë që i bëhen. Megjithatë deri sot nuk është publikuar thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj private. Por gazeta “Paloma” zbulon se cili është i dashuri i Jolezës.

Bëhet fjalë për një figurë po ashtu të njohur nga publiku, Laert Kolën, ish-aktivisti i MJAFT-it, i cili vazhdon të jetë i angazhuar me çështje që prekin shoqërinë civile. Të afërm të çiftit thonë që ata kanë disa vite bashkë dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, edhe pse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, aq sa as një foto të të dyve së bashku nuk mund të gjendet./ Gazeta Paloma/

maxresdefault-1-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura