VIDEO/ Zbulohet grupi i grabitësve nga Kruja që bëri namin në Spanjë

Apr 28, 2016 | 21:27
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup që akuzohet për grabitjen e 42 shtëpive në Katalunia.c44cc06e-0f6f-48ea-b576-9c0adf90b3c0-1461839806877

Në operacionin e policisë së nisur më 20 prill janë arrestuar 11 persona, nga të cilët 6 janë me arrest me burg.

Grupi drejtohej nga një shqiptar 28 vjeç, i cili dërgonte në Spanjë grabitës nga Kruja.

Më pas ai u siguronte atyre strehim, makinë dhe dokumente false.

“Të rinjtë shqiptarë e merrnin këtë gjë si një punë dhe shpresonin se me këtë gjë do të linin në pension në moshën 30 vjeçare”, thotë një përfaqësues i policisë.

Mes 11 të arrestuarve ndodhet dhe një përkthyes.

Policia spanjolle nuk ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve por thotë se janë të moshës nga 20 vjeç deri në 30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura