FOTO/ Zbulohen plantacionet me drogë në Spanjë, operacioni i policisë që çoi në pranga të riun shqiptar. Në total u sekuestruan…

Sep 14, 2021 | 19:15
SHPËRNDAJE

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi u kap në një parcelë me rreth 1200 rrënjë kanabis.

droge

Mediat spanjolle raportojnë se operacioni u zhvillua në një fermë në Jarandilla de la Vera.

Garda Civile ka shkatërruar plantacionin dhe ka akuzuar të riun shqiptar për krimin e bërë.

Lënda narkotike ishte mbjellë në hapësira të ndryshme dhe shqiptari ishte kujdesur që droga të mos dallohej.

Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm që ishin të lidhur me rezervuarë uji.

Në total u sekuestruan 1117 bimë narkotike me një peshë totale prej afro një ton.

plantacion droge

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura