FOTO/ Zbulohen patentat e nivelit ‘Skipper’ të Saimir Tahirit, u gjetën në makinën e biznesmenit

Nov 4, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit të kreut demokrat Lulzim Basha se gjatë kontrollit në makinën e biznesmenit O. S janë gjetur edhe dy patenta që i përkasin ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahi, Panorama ka siguruar foton e tyre.

saimir-tahiri-patentat

Policia e Shtetit bëri me dije se është arrestuar shtetasi O.S dhe bëri me dije se i është gjetur një shumë prej 800 mijë eurosh, por nuk deklaroi për asnjë patentë të ish-ministrit.

Dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e biznesmenit siç shihet në foton që janë dy leje drejtimi për mjet lundrues të nivelit ‘Skipper’ (kapiten)’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura