Foto/ Zbardhen detaje, kush është djali që vrau të atin dhe plagosi rëndë nënën

Jul 24, 2017 | 20:05
SHPËRNDAJE
Zbulohen detaje per autorin e krimit ne familjen Metallari ne Bathore. Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mirald Metallari, 21-vjeç.
Personi që shikoni në foto, të publikuar nga tvklan.al, është dhe autori i këtij krimi të rëndë, ku vrau babain dhe plagosi nënën.
Mirald Metallari
Gazetarja e “Panorama” ne vendin e ngjarjes ben me dije se autori ishte prej dy vitesh emigrant ne Angli. Ai kishte vetem 6 muaj qe ishte kthyer nga emigracioni.
Burime nga fqinjet thone se ai nuk e kishte perjetuar mire kthimin nga Anglia, por policia ende nuk ka dale me nje version lidhur me gjendjen e djalit ne momentin kur qelloi me arme mbi prinderit.

Pas sherrit me te atin, Myftar Metallarin, nje oficer rendi ne komisariatin nr. 5 ne Kamze, djali ka rrembyer armen e sherbimit te te atit te tij polic dhe ka qelluar mbi te dy prinderit, duke lene te vdekur ne vend babane dhe duke plagosur nenen Nurie Metallari.

“Autori i dyshuar shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Sipas saj, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura