FOTO/ Zajmina Vasjari pozon si Monica Belucci

Jan 21, 2016 | 11:14
SHPËRNDAJE

E ka strategjinë e saj tashmë, që pas publikimit të një klipi të ri të qëndrojë larg ekranit, teksa punon për këngën e radhës dhe udhëton për koncerte jashtë vendit.

Kështu, këtë fillimvit Zajmina Vasjari e ka nisur me një set të ri fotosh sensuale, të realizuara nga Rezarta Shkurta. E veshur me të brendshme të zeza seksi dhe e mbuluar me një pallto me ngjyra, Zajmina duket se është frymëzuar nga pozat gjithë klas të ikonës së bukurisë italiane, aktores Monica Belucci.

12508694_806348096160189_8869561713711021172_n

Edhe mënyra e kapjes së flokëve, tashmë të zeza, në stil paksa të shpërfillur, i ngjason Belucci-t. Bie në sy trupi, që kësaj here duket dhe pak më i mbushur dhe që i shkon shumë.

Zajmina ka rrëfyer se për sa i përket fizikut nuk mban regjim, pasi ka një metabolizëm të mirë. Por, ndërkohë, ushtrohet rregullisht në palestër dhe e trajton lëkurën me kremra specifikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura