FOTO/ “Washington Times”: Ministri shqiptar që nervozohej nga paparacët në SHBA

Aug 20, 2017 | 13:23
SHPËRNDAJE

KONICA NERVOZOHET NGA PAPARACËT

Ky është një shkrim i gazetës “Washington Times” të datës 5 mars 1938, që flet për vizitën e tre motrave të Mbretit Zog në Uashington. Titulli: “Kryeqyteti sot në paqe; personalitetet mbretërore i prishën qetësinë”. Nëntitulli: “Kërshëria amerikane dhe fotografët i ngrejnë nervat emisarit të Shqipërisë”.

Motrat e Mbretit Zog, (nga e majta) Ruhije, Mexhide dhe Myzejen gjatë në vizitës në SHBA, mars 1938

Princeshat shqiptare, Ruhije, Mexhide dhe Myzejen arritën më 4 mars në stacionin hekurudhor të Uashingtonit, të shoqëruara nga ministri i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica.

Ja disa paragrafë nga gazeta:

shkrimi konice

“Shkëlqesia e tij (Faik Konica) u nervozua shumë dhe lëshoi fjalë të hidhura për ‘kuriozitetin’ e amerikanëve dhe për paturpësinë e fotografëve, blicet e të cilëve ua prishën sytë princeshave. Megjithatë, ai lejoi që ato të pozonin, gjë që princeshat e bënë me fytyra të mërzitura. Policia speciale në stacion gati sa nuk u përlesh me fotografët dhe për një çast u duk sikur princeshat do të priteshin me një skenë grushtash siç ka qenë zakoni i vjetër i amerikanëve. Ato i futën shpejt në një automobil që i çoi drejt e në Hotelin Mayflower, në suitën mbretërore të rezervuar për Dukën dhe Dukeshën e Uindsorit, të cilët e kishin anuluar vizitën. Princeshat pinë çaj në Shtëpinë e Bardhë me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti.”

Nga Ilir Ikonomi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura