FOTO/ Vrojtimi më i pazakontë që është raportuar ndonjëherë për këtë lloj zogu

Dec 15, 2019 | 8:36
SHPËRNDAJE

Periudha në të cilën gjendemi përkon me atë të dimërimit të shpendëve. Në këtë periudhë, shpendët shtegtojnë nga vendet më të ftohta në veri drejt atyre më të ngrohta në jug.

79680456_1234326376955058_8735355338464690176_o

Një prej këtyre llojeve është edhe dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica). Ky lloj është folezues në vendin tonë. Në pranverë vjen në muajt mars-pril dhe largohet drejt kontinentit Afrikan në vjeshtë në muajt shtator-tetor, por me sa duket, ky cikël ka filluar të c’rregullohet së fundmi.

Gazetari dhe kundruesi i shpendëve Louis Seiller, njofton se kishte hasur tre individë të dallëndyshes bishtgërshërë në parkun e madh të liqenit në Tiranë. Përveç të dhënave mbi vrojtimin, Louis Sellier ka arritur të fiksojë shpendët edhe në fotografitë që shoqërojnë këtë postim.

“Në dijeninë tonë, ky është raportimi i parë i këtij lloji në periudhën e dimrit në vendin tonë dhe është krejtësisht i pazakontë. Në këtë periudhë të tre individët e vrojtuar të dallëndyshes bishtgërshërë, duhet normalisht të ishin në territoret e dimërimit, në jug të kontinentit Afrikan”, shkruan faqja “Shpendët e Shqipërisë”.

Arsyeja për kësi vrojtimesh të pazakonta, mund të lidhet me ndryshimet klimatike globale. Ky fillim dimri në vendin tonë, është karakterizuar nga temperatura relativisht të larta, çka ka sjellë, që një pjesë e insekteve të jenë ende aktivë, duke siguruar kështu ushqim të bollshëm për këta shpendë. Kjo është arsyeja kryesore që tre individët e vrojtuar të këtij lloji nuk kanë ndjerë nevojë për të shtegtuar drejt jugut për të siguruar ushqim.

“Ne do t’i mbajmë në mbikëqyrje të vazhdueshëm këta tre individë gjatë periudhës së dimrit për të vrojtuar më tej sjelljen e tyre, dhe do t’ju informojmë vazhdimisht. Gjithashtu, nëse dikush ka hasur të njëjtin vrojtim, në zona të ndryshme të vendit, lutemi të raportojë!”, thuhet më tej.

78466402_1234326363621726_1784712460863799296_o 80388162_1234326460288383_4863491253683093504_o 79490293_1234326366955059_8177082926551269376_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura